LAJMI I FUNDIT:

Reklama e realizuar për Teleset në Kosovë, transmetohet edhe në Turqi e SHBA

Reklama e realizuar për Teleset në Kosovë, transmetohet edhe në Turqi e SHBA

Brendi i njohur turk i prodhimit të mobiljeve “Teleset”, ka lansuar kampanjën më të re “DESIGN for life”, kampanjë kjo e cila këtë here është xhiruar në Kosovë, nga agjensioni i marketingut, Base Advertising Agency.

Ideja e reklamës është ndërlidhja e produkteve të ndryshmetë Teleset me anë të lojës së personazheve të cilat duke i lëvizur mobiljet me dizajne të ndryshme, e krijojnë logon e brendit Teleset.

TV reklama është e realizuar në stilin “avant-garde” pasi ky stil ndërthuret edhe me stilin e më shumë se 100 llojeve të produkteve të ndryshme që ofrohen në Teleset, ndërsa në reklamë kanë marrë pjesë një ekip prej 100 personave.

Kjo reklamë do të transmetohet në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në SHBA (Times Square në New York).

Teleset është brend i njohur turk i prodhimit të mobiljeve, me eksperiencë me më shumë se 50 vjet. Ndërkaq që nga viti 2000 janë fokusuar krejtësisht në prodhimin e mobiljeve me dizajne dhe stile atraktive me shumëllojshmëri ngjyrash.

Teleset e gjeni edhe në Kosovë, përkatësisht në Veternik në Magjistralen Prishtinë – Hajvali.