Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.930 testime dhe janë regjistruar 977 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 503 janë në Shkup, 55 Kumanovë, 1 Dibër, Shtip 14, Prilep 45, Tetovë 40, Strugë 32, Veles 29, Manastir 67, Ohër 40, Kavadar 15, Gostivar 22, Gjevgjeli 10, Strumicë 11, Kriva Pallankë 12, Radovish 6, Krushevë 4, Koçani 4, Probishtip 3, Demir Hisar 4, Berovë 1, Vallandovë 1, Vinicë 5, Dellçevë 3, Sveti Nikole 13, Kërçovë 14, Renjë 2 dhe Negoinë 22, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri të ditur se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 843 pacientë të shëruar dhe 31 pacientë të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 48.613 raste me coronavirus ku prej tyre 28.646 janë shëruar dhe 1.376 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 18.591 raste aktive./Telegrafi/