Në draftin e zbardhur të reformës në drejtësi, që do të shkojë sot në Komisionin e Posaçëm parlamentar, është i përfshirë edhe neni për mosdiskriminimin sa i përket orientimit seksual, nen që u hap rrugë martesave gay.
“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca… orientimi seksual etj”,- thuhet në nenin 18 paragrafi 2.
Por ky nen ka gjetur kundërshti në radhët e deputetëve të opozitës, mazhorancës dhe sigurisht në komunitetet fetare në vend.
Por pavarësisht këtyre kundërshtimeve ai është pjesë e paketës së ndyrshimeve kushtetuese.