LAJMI I FUNDIT:

Reforma e kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë

Reforma e kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëria dhe Kosova po zbatojnë sistemet e informacionit të pacientëve për të rritur kujdesin shëndetësor të spitaleve, transparencën dhe efektivitetin për të ofruar një bazë të besueshme të dhënash të informacionit mbi pacientët.

Sistemi i statistikave shëndetësore të Kosovës përfshin një regjistër pacientësh që mbledh të dhënat lidhur me shëndetin që mund të njoftohen tek mjekët, vendim-marrësit kombëtarë e ndërkombëtarë.

Regjistri bën të mundur që institucionet e kujdesit shëndetësor dhe qeveritare të analizojnë administrimin e spitaleve e punën e tyre dhe të ndihmojnë identifikimin e problemeve më të shpeshta shëndetësore”, tha për SETimes Faik Hoti, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës po zhvillon gjithashtu një sistem të integruar të informacionit shëndetësor në partneritet me qeverinë e Luksemburgut.

Sistemi do të mundësojë institucionet e kujdesit shëndetësor të mbajnë një kartë elektronike e do t’i ofrojë ministrisë mjete për të vëzhguar punën e tyre. Por ka çështje shtesë që prekin sistemin e kujdesit shëndetësor.

Gjykata kushtetuese e Kosovës përkohësisht pezulloi katër nene të një ligji të miratuar dhjetorin e fundit që përcaktonin se mjekët duhet të zgjidhnin nëse do të punonin në organizatat shëndetësore publike apo private, deri në fillim të 2014-ës.

Punët në të dyja ka qenë një mjet shumë përfitues për mjekët për të marrë pacientët nga klinikat publike në ato private — një dukuri anembanë rajonit.

Legjislacioni ndezi një debat midis ministrisë së shëndetësisë dhe sindikatave të kujdesit shëndetësor.

"Ligji shkel lirinë e mjekëve për të ushtruar profesionin e tyre. Ai nuk mund ta përmirësojë gjendjen nëse ministria nuk nxit për një miratim të njëkohshëm të një ligji mbi sigurimin shëndetësor", tha për SETimes Blerim Syla, kryetar i Federatës së Kujdesit Shëndetësor të Kosovës.

Hoti tha se gjykata do të hapë përfundimisht rrugën për reformat e nevojshme që ministria është angazhuar të ndërmarrë.

"Ministria do të japë prova të arsyes së çdo neni … që përfaqëson interesin e 2 milionë njerëzve të Kosovës që kanë nevojë për më shumë shërbim më të mirë shëndetësor sesa kanë sot," tha Hoti.

Shqipëria ka nisur dy module sistemesh informacioni që më 2010 në Qendrën Spitalore Nënë Tereza të Universitetit të Tiranës. Moduli i parë skicon lëvizjen e pacientëve dhe i dyti mbikëqyr e rregullon fluksin e barnave dhe materialeve mjekësore.

"Jemi të angazhuar në zbatimin e fazës së tretë të projektit që do të na mundësojë kompjuterizimin e dosjes klinike të çdo pacienti," tha Redi Saliasi, administrator i marrëdhënieve publike për sistemin e informacionit të spitalit.

Saliasi tha se sistemi ka ngritur ndjenjën e përgjegjësisë të personelit të spitalit duke bërë të mundur që të ndjekin informacionin lidhur me pacientët ndërsa pakësojnë kohën e përpunimit.

Ai ka përmirësuar gjithashtu referimet e pacientëve nga mjekët në spital, duke penguar një dyndje të pacientëve në qendër, gjë që ishte një problem i madh në të kaluarën, shtoi Saliasi.

"Shpresoj se nuk do të kemi nevojë përgjithmonë të mbajmë dokumente për një vit ose dy e të shpjegojmë [veten] te mjekët … Më e rëndësishme, radhët e gjata ka të ngjarë të hiqen", tha Shyhrete Berisha, një banore e Prishtinës.

Në Shqipëri mjekët nuk janë ende të detyruar të qëndrojnë në një sektor.

"Arsyet që japin për këtë ekspertët në ministrinë e shëndetësisë janë të lidhura me pagat e ulëta të punonjësve të kujdesit shëndetësor", tha Alisa Demollari, zëdhënëse për Ministrinë e Shëndetësisë të Shqipërisë.

Demollari tha se ministria pret ta zgjidhë çështjen pasi të rregullojë të gjithë tregun e punës shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori