Çështja e referendumit të Serbisë dhe votimi i serbëve në Kosovë ishte temë e bisedës një ditë më parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Derisa kryeministri Kurti theksoi se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë ose në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, Borell në anën tjetër sot tha se qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Por, njohësi i çështjeve politike, Eugen Cakolli thotë se Kosova assesi nuk duhet të lëshojë pe lidhur me organizimin e referendumit të Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës dhe opsionet e përmendura nga Qeveria e Kosovës për votim me postë apo në Zyrën Ndërlidhëse, ndonëse kanë mundur edhe të mos ofrohen fare, janë formë përmes së cilës Serbia detyrohet ta pranojë që nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë.
Kreu i ekzekutivit të vendit, Albin Kurti, një ditë më parë tha se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
Këtë qëndrim Kurti ia ka bërë të ditur përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, përmes telefonit.
Tutje kreu qeveritar tha se referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik.
“Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, shkroi Kurti në Twitter.
Më 29 dhjetor të vitit 2021, Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është në dijeni që Serbia synon të mbajë referendum në Kosovë, porse ai nuk pajtohet për një gjë të tillë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, jo vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë, por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme, kanë qenë po ashtu në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës sonë… Ne jemi kundër dhe natyrisht që, si Qeveri, qëndrimi jonë është edhe veprim i yni”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje ka shkruar sot Borrell.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se votat e referendumit për kushtetutën e Serbisë që mbahet të dielën në të kaluarën janë mbledhur me lehtësimin e misionit të OSBE-së.
Përmes Twitter-it, Borrell tha se për këtë ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, qytetarët duhet të lejohen ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me referendumin për Kushtetutën që organizohet të dielën në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën, është bërë përmes lehtësimin të OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan Borrell.
Ndryshe, më 16 janar qytetarët e Serbisë, do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.
Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është obliguar për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit.
Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Por, lidhur me organizmin e votimit për serbët në Kosovë për referendumin e 16 të Serbisë, ka shkruar sot edhe njohësi Eugen Cakolli nga KDI.
Ai ka thënë se Kosova assesi nuk duhet të lëshojë pe lidhur me organizimin e referendumit të Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës.
“Kosova assesi nuk duhet të lëshojë pe lidhur me organizimin e referendumit të Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës.
Opsionet e përmendura nga Qeveria e Kosovës për votim me postë apo në Zyrën Ndërlidhëse, ndonëse kanë mundur edhe të mos ofrohen fare, janë formë përmes së cilës Serbia detyrohet ta pranojë që nuk ka kurrfarë juridiksioni në Kosovë”, shkruan ai në Facebook.
Ai tha se lejimi i procesit të votimit apo qëndrimi indiferent ndaj zhvillimit të tij në çfarëdo forme këtë të diel, do ta cenonte drejtpërdrejtë rendin tonë juridik e kushtetues.
“Edhe vet praktika e lejimit të organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, sikur deri në vitin 2020, ka qenë totalisht gabim, e lëre më të tolerohet organizimi i referendumit për çështje të brendshme të një shteti tjetër”, tha Cakolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t’i vaksinojnë fëmijët
Tahiri: S’do të heqim dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia