LAJMI I FUNDIT:

Redon Makashi rigjen dashurinë

Redon Makashi rigjen dashurinë

Këngëtari nga Shqipëria, Redon Makashi, duket se ka rigjetur dashurinë, edhe pse nuk tregon emrin e vajzës.

Kantautori i njohur vitin e kaluar ishte në shënjestër të mediave rozë pas prishjes së lidhjes 20 vjeçare me gazetaren Elda Koçi.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin UTV News, Redon Makashi ka konfirmuar se ai është sërish i dashuruar, por ka nguruar ta përmendë emrin e vajzës.


Në aspektin profesional, Redoni ka zbuluar se është duke punuar një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/