LAJMI I FUNDIT:

Redknapp: Mancini meriton medalje

Redknapp: Mancini meriton medalje

Menaxheri i Queens Park Rangers, Harry Redknapp, beson se trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, meriton medalje për mënyrën se si i udhëheq lojtarët e tij.

“Kur i shoh disa nga lajmet që janë për Manchester Cityn, mendoj se si mundet t’i përballojë të gjitha ato Roberto Mancini”.

“Nuk shkon një javë pa dalë një lajm i cili thotë se Mancini do të zëvendësohet me një menaxher tjetër gjatë verës”.


“Por, ai meriton medalje për mënyrën se si ka mundur t’i udhëheqë disa prej egoistëve që i ka në dhomën e zhveshjes. Unë për vete nuk do të kisha pasur durim që të merresha me ta”, ka thënë Redknapp. /Telegrafi/