Site icon Telegrafi

Redaksi e përbashkët evropiane u hap në Bruksel, me 18 agjenci lajmesh

Redaksia e Përbashkët Evropiane (ENR) e 18 agjencive të lajmeve, u hap zyrtarisht sot në Bruksel nga nënkryetarët e Komisionit Margaritis Schinas dhe Vera Jourova.

ENR u krijua me qëllim të promovimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet korrespondentëve të agjencive pjesëmarrëse në projekt.

Korrespondentët do të kenë qasje në dy hapësira të dekoruara në mënyrë moderne ku mund të punojnë. ENR filloi punën tashmë më 1 korrik.

Lexo po ashtu Siguria kibernetike, DASH fillon turneun virtual me gazetarët botërorë – pjesë e saj edhe Telegrafi

Agjenci nga 11 vende anëtare të BE-së dhe 5 nga vendet kandidate ose kandidate potenciale marrin pjesë në projekt: AFP (Francë), ANSA (Itali, AGERPRES (Rumani), APA (Austri), ATA (Shqipëri), Belga (Belgjikë), BTA ( Bullgari), dpa (Gjermani), EFE (Spanjë), Europa Press (Spanjë), FENA (Bosnje dhe Hercegovinë), HINA (Kroaci), MIA (Maqedonia e Veriut), STA (Slloveni), Tanjug (Serbi), TASR (Sllovakia ), PAP (Poloni) dhe Ukrinform (Ukrainë).

Bordi drejtues përbëhet nga përfaqësues të pesë agjencive, të cilat përbëjnë thelbin e ENR – dpa, AFP, Ansa, Agerpress dhe Hina.

E fundit që i është bashkuar ENR është agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform, e cila në shenjë solidariteti nuk do të paguajë tarifa për akses në shërbimet e redaksisë së përbashkët.

Agjencia polake e lajmeve PAP iu bashkua më pas projektit. Drejtori i dpa, Kropsch njoftoi se janë bashkuar tre agjenci lajmesh, tani për tani si vëzhgues, me mundësi që të bashkohen më vonë. Ato janë agjencia holandeze NPA, zvicerane SWI dhe portugeze Lusa. /Telegrafi/

Exit mobile version