Fruta intensive jeshile, në formë të dardhës, të cilat asnjëherë nuk arrijnë pjekje të plotë. Kjo është ‘lënda e parë’ për përgatitjen e reçelit nga fiku i egër-edhe një reçetë për të cilën Maqedonia bëhet e njohur në panairet botërore të ushqimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç që shërbehet sipas shembullit të gjyshërve tanë, kur vijnë mysafirë, me një gotë ujë, reçeli përdoret edhe si shtesë për deserte ose si pjesë përbërëse e disa specialiteteve, njofton AIM.
Fiku i egër nuk shfrytëzohet për tu konsumuar. Ato gjinden në Pranverë dhe atëherë në periudhën nga 20 prilli deri më 5 maj, kur dalin, përgatitet reçeli. /Telegrafi/