LAJMI I FUNDIT:

Realizohet me sukses testi i veturës fluturuese, që kushton 83 mijë dollarë

Realizohet me sukses testi i veturës fluturuese, që kushton 83 mijë dollarë

Vetura fluturuese që vihet në funksion nga tetë motorë elektrikë, ka kryer fluturimin e parë 20-minutësh – duke arritur shpejtësinë maksimale prej 102 kilometra në orë.

Frymëzimi për konstruksion e ndërtuar është bazuar në veturat garuse, me kornizë me peshë të lehtë nga alumini dhe karboni, transmeton Telegrafi.

Vetura fluturuese mbështetet në baterinë gjigante dhe mund të transportoj një pilot që peshon deri në 100 kilogramë.

San Sunner, shef i zyrës për informim në Jetson, ka thënë se pas testimit rigoroz disamujor, ekipi i Jetson ka arritur me sukses të kryej fluturimin e parë.

“Ekipi priti për ardhjen e Jetson ONE në Santa Maria në fabrikën Monte në Tuscay”, shtoi Sunner.

Jetson është ndërtuar duke u bazuar në Formula 1 për qiell, dhe që mund të dhurojë eksperiencë të veçantë gjatë fluturimit.

“Mund ta bëjmë secilin njeri të pilotoj brenda pesë minutave”, tha Peter Ternstrom, bashkëthemelues i kompanisë.

Vetura fluturuese prototipi i të cilës kishte përfunduar në verën e vitit 2018, ishte modifikuar disa herë derisa është arritur në produktin final.

Është interesant se nëse piloti ka nevojë të zbret me urgjencë nga Jetson ONE, ekziston parashuta që shpejtë e zbret në tokë shoferin apo pilotin e mjetit.

Nga kompania suedeze kanë bërë të ditur se fluturimi ishte realizuar në një distancë prej 4.8 kilometra, e Jetson ONE kushton 83 mijë dollarë. /Telegrafi/