LAJMI I FUNDIT:

Reali vonon në maksimum festën e Barcës

Reali vonon në maksimum festën e Barcës

Përkundër problemeve dhe ndarjeve në zhveshtore, Real Madridi ka arritur t’i hakmirret Malagas duke e mposhtur me rezultat 6-2 në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Me të filluar takimi, Raul Albiol (3’) e hapi serinë e golave për 1-0.

Pas një harkim i në zonë dhe një përgjumje të mbrojtjes mbretëore, ishte Santa Cruz që u gjend më së miri për të realizuar për 1-1 dhe barazimin e rezultatit.

Në minutën e 21-të u përjashtua nga loja Sanchez dhe Ronaldo u gjend para pikës së bardhë për të konkretizuar golin. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi, pasi 28-vjeçari dështoi.

Por, vetëm katër minuta më vonë (25’), Ronaldo arriti të realizonte nga afërsia pas një gjuajtje indirekte të akorduar për vendasit.

Mesut Ozil shënoi për 3-1 pas 33 minutash lojë me asistimin e Ronaldos dhe ishte portugezi ai që tregoi se nuk është egoist duke asistuar edhe për Benzeman në minutën e 45-të për 4-2. Më herët edhe Antunes (36’), shënoi golin e dytë për Malagan.

Me rezultatin 4-2 mbaroi dhe pjesa e parë, kurse pjesa e dytë ishte paksa më e varfër.

Luka Modric shënoi në minutën e 63-të për 5-2. Në minutën e 73-të nga loja u përjashtua edhe Demichelis me kartonin e dytë të verdhë, dhe kjo ndikoi që Angel Di Maria t’i shtohej listës së realizatorëve për 6-2 në minutën e fundit të takimit.

Reali ka kështu 80 pikë në vendin e dytë, tetë pikë më pak se sa Barcelona që i duhet fitorja ndaj Atletico Madridit ne ndeshjen e radhës që edhe zyrtarisht ta sigurojë titullin e kampionit të Spanjës për këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori