Site icon Telegrafi

Reali e ndihmon Casillasin për të shkuar te Milani

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, po lidhet me një kalim te Milani.

Portieri i Portos do të ketë kontratën e përfunduar me Porton në fund të këtij muaji dhe e ardhmja e tij mbetet shumë e pavendosur.

Casillas ka oferta nga Kina dhe MLS, por opsioni i tij i parë është që të vazhdojë me karrierën në Evropë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth La Ligas

Don Balon shkruan se Milani është opsion për të, falë interesimit të Realit për Gigio Donnarumman.

Nëse planet e Milanit për shitje të Donnarummas do të realizohen, atëherë Casillas mund të transferohet si zëvëndësues i menjëhershëm i adoleshentit. /Telegrafi/

Exit mobile version