Site icon Telegrafi

Real Madridi i jep leje Karim Benzemas që të udhëtojë për në Katar

Real Madrid do të lejojë Karim Benzeman të kthehet në Katar për finalen e Kupës së Botës nëse Franca kalon Marokun, me fituesin e Topit të Artë që do të jetë në dispozicion edhe për të luajtur.

Benzema mbeti jashtë disa ditë përpara ndeshjes hapëse të grupeve të Kupës së Botës të Francës kundër Australisë.

Asi i Realit u kthye në kryeqytetin spanjoll, ku bëri disa seanca rikuperimi përpara se të nisej për pushime. Ai është rikthyer në stërvitjet e Realit të shtunën e kaluar dhe po merr pjesë normalisht në seanca.

Dhe sipas Mundo Deportivo, Benzema mund të kthehet në Katar për finalen e Kupës së Botës të së dielës për të ndihmuar Francën të mbrojë kurorën e saj botërore nëse ata kalojnë Marokun të mërkurën mbrëma.

Reali i ka dhënë lojtarit autorizimin për të udhëtuar nëse Franca kalon në finale dhe ai do të ketë të drejtën të marr një medalje fituesi ose nënkampion në varësi të rezultatit të takimit të mundshëm me Argjentinën.

Trajneri i Les Bleus, Didier Deschamps, vendosi të mos zëvendësojë Benzeman.

Olivier Giroud ka udhëhequr me mjeshtëri sulmin për Francën në mungesë të Benzemas dhe u bë golashënuesi rekord i të gjitha kohërave të vendit, duke kaluar Thierry Henry.

Giroud ka katër gola në Kupën e Botës në edicionin e këtij viti të turneut dhe është në kërkim për të fituar Këpucën e Artë, pasi vetëm Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë më shumë./Telegrafi/

Exit mobile version