LAJMI I FUNDIT:

Reagon UEFA: Aleksander Ceferin nuk ka përmendur datë se kur duhet të përfundojë Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës

Reagon UEFA: Aleksander Ceferin nuk ka përmendur datë se kur duhet të përfundojë Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës

UEFA ka bërë të ditur se deklarata e Aleksander Ceferin për Ligën e Kampionëve është keqkuptuat dhe se ai nuk ka thënë që Liga e Kampionëve do të përfundojë më 3 gusht.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë kishte dhënë një intervistë për ZDF duke thënë se garat duhet të mbylleshin në fillim të muaji gusht.


Sidoqoftë, UEFA ka lëshuar një njoftim ku thuhet se Ceferin nuk ka përmendur asnjë datë se kur mund të përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Evropës.

“Është raportuar se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë në ZDF në Gjermani se Liga e Kampionëve duhet të mbyllet më 3 gusht”, thuhet në njoftim.

“Ajo gjë nuk është e vërtetë. Presidenti nuk kishte përmendur data se kur mund të mbyllet sezoni”.

“UEFA është aktualisht duke i analizuar të gjitha situatat dhe duke punuar me kampionatet evropiane se kur mund të rikthehet futbolli”.

UEFA mesazh federatave të futbollit përfshirë edhe FFK-së: Mos i anuloni kampionatet, pasi nuk luani në garat evropiane
Lexo po ashtu UEFA mesazh federatave të futbollit përfshirë edhe FFK-së: Mos i anuloni kampionatet, pasi nuk luani në garat evropiane

“Qëllimi kryesor është që të kujdesemi për shëndetin publik dhe më pas të shikojmë futbolli. Duke u bazuar në këtë, jemi duke analizuar situatën që futbolli të rikthehet në korrik dhe të mbyllet në muajin gusht” thuhet më tej në njoftimin e UEFA-s.

Shkaku i coronavirusit, të gjitha aktivitetet nëpër botë janë shtyrë nga muaji mars dhe ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të rikthehen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori