Më 21 prill të këtij viti, në pikën e Exfis në Dragodan ndodhi një incident i izoluar, si pasojë e një pakujdesie nga pronari i tokës ku ndodhet pika e derivateve. Gjatë ujitjes së oborrit përreth, një gyp u harrua i hapur pranë rezervuarit të Dieselit për rreth pesë orë, çka solli grumbullimin e ujit rreth pusetës dhe depërtimin e një sasie në rezervuar përmes sistemit të ajrosjes.
Pas paraqitjes së problemeve nga një klient rreth orës 16:00, Exfis ndërpreu menjëherë shitjen nga rezervuari në fjalë dhe nisi procedurat e verifikimit.
Ekipi inspektues konstatoi depërtimin e ujit dhe të nesërmen tërhoqi të gjithë sasinë e naftës, e cila u transportua dhe u izolua në bazën e kompanisë për trajtim sipas standardeve për mënjanimin e derivateve të papërdorshme.
Drejtori i shitjes në Exfis, Genc Bajrami, konfirmoi se rezervuari është nxjerrë jashtë funksioni dhe ka kaluar në procedurat e ajrosjes, pastrimit dhe kontrollit teknik.
Ai sqaroi se kompanisë i janë paraqitur katër raste të dëmtimeve në vetura për shkak të këtij incidenti, për të cilat është realizuar kompensim i plotë – përfshirë furnizim falas dhe në një rast, ofrim të një veture me qira për arsye urgjente.
Tutje ai u shpreh se rasti në fjalë ka qenë rast i izoluar vetëm në pikën e derivateve në Dragodan dhe jo siç është paraqitur në disa mjete të informimit.
“Mirëpo, persona të ndryshëm kanë tentuar që këtë rast ta shfrytëzojnë për të siguruar dobi dhe përfitime jo reale”.
Bajrami theksoi se kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha pikat e EXFIS në tërë territorin e Kosovës dhe kanë përfunduar procesin e rrethimit të të gjithë rezervuarëve.
“Në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë mundësi që askush nga personat e jo-autorizuar të ketë qasje në afërsi të këtyre pajisjeve. Gjithashtu janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme, servisimet, riparimet sipas planit operativ jo-emergjent dhe konstatojmë me përgjegjësi të plotë se në të gjitha pikat tona siguria dhe mirëmbajtja e rezervuarëve është e nivelit më të lartë të mundshëm”.
Ai gjithashtu nënvizoi se Exfis është kompani e certifikuar me standardet më të larta ndërkombëtare
“Exfisi është një nga kompanitë e rralla e certifikuar nga organizatat më prestigjioze në botë për depozitimin, transportimin, distribuimin, furnizimin e aeroplanëve, shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve të rafinuara të naftës”.
Mbi këtë bazë siç potencoi Bajrami Exfisi posedon certifikatën ISO 9001;2015 për menaxhimin e cilësisë së derivateve, certifikatën 14001;2015 për menaxhimin e mbrojtjes së ambientit dhe mjedisit, si dhe certifikatën 45001;2015 për shëndet dhe siguri në punë.
“Exfisi operon me standardet më të larta të sigurimit të cilësisë së karburantit në Kosovë. Ne jemi kompania e vetme në vend që posedon laborator të akredituar sipas standardit ISO\IEC 17025 që mbështetet nga një sistem i brendshëm kontrolli strikt. Joint Inspection Group ( Inkuadrimi në organizatën më të rëndësishme botërore për inspektimin e avio-industrisë. Vlen të ceket që Exfis është kompania e vetme anëtare e JIG-ut nga Ballkani)”.
Bajrami po ashtu tha se kompania në mënyrë të vazhdueshme përcillet në operimet e saj dhe cilësinë e derivateve që i distribuon.
“Njësitë e veçanta të NATO-s periodikisht bëjnë kontrollin e bazës së derivateve, funksionimin e saj si dhe nivelin teknik të pajisjeve. Inspektimi i fundit është bërë në datë 25.02.2025. Kontrollet më të shpeshta kompanisë i bëhen në fushën e avio-industrisë. Përveç Nato-s aviacioni kontrollohet nga Agjencioni botëror i aviacionit IATA, inspektorëve të avio-kompanive si dhe nga Autoriteti i aviacionit civil të Kosovës. Raportet e inspektimit janë në të gjitha rastet pozitive”, u shpreh ai.
Kompania ka bashkëpunuar edhe me aviacionin shtetëror të Brazilit dhe së fundmi ka nënshkruar kontratë me ushtrinë britanike në Kenia
Drejtori i shitjes në Exfis gjithashtu tha se: “Kompania partnereve të saj për kualitetin e avio-karburantit u garanton me polise në vlerë prej 700 milionë euro, ndërsa NATO-s për Diesel dhe Benzin motorike me garancion bankar prej rreth 230 milionë dollarëve. Kompania Exfis është partner strategjik i NATO-së si dhe është furnitori më i madh i derivateve i kësaj aleance ushtarake në të gjithë botën. Vlera e kontratave me NATO-n arrin shumën prej 1.86 miliardë. Përveç kësaj kompania ka pas kontratë me aviacionin shtetëror të Republikës së Brazilit”.
“Gjatë këtij viti kompania jonë ka kryer me sukses furnizimet me derivate të 3 ushtrimeve më të mëdha të NATO-s në 20 vitet e fundit. Këto janë realizuar në Gjermani, Çeki dhe Lituani. Ndihemi krenar që kemi qenë pjesë e projektit të NATO-s në regjionet e goditura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. AktivitetI i kompanisë sonë për 18 muaj është përqendruar në furnizimin e spitaleve, konvikteve dhe shkollave të përkohshme. Poashtu është i një rëndësie të veçantë projekti i realizuar me ushtrinë Britanike në Polin e Veriut në Norvegji gjatë vitit 2024”.
Aktivitetet e Exfis përfshijnë operim në 4 Kontinente (Amerikë, Afrikë, Azi, Evropë), 7 aeroporte, si dhe prani në vende si SHBA, Senegal, Kenia, Gjermani, Norvegji, Rumani, Çeki, Bosnje, Kroaci, Shqipëri e Maqedoni.
Në lidhje me disa reagime në media dhe rrjetet sociale, Bajrami shprehu keqardhje për tentativat për të dëmtuar imazhin e kompanisë përmes informacioneve të pavërteta dhe tendencioze.
“Më keqardhje duhet të konstatojmë që kompania jonë është cak sulmesh të ndryshme veçanërisht nga mediat të cilat janë përpjekur që të kemi bashkëpunim komercial. Së fundmi Lirim Mehmetaj ka publikuar një status në rrjetin e tij personal në Facebook. Në përmbajtjen e këtij postimi janë bërë akuza të rënda, plotësisht të pavërteta dhe qëllimisht tendencioze, që dëmtojnë drejtpërdrejt imazhin dhe kredibilitetin e kompanisë sonë, duke synuar krijimin e një perceptimi negativë në opinion publik dhe tek klientët tanë. Publikimi në fjalë është bërë me prapavija tendencioze dhe dashakeqësi, në mungesë totale të provave dhe pa asnjë verifikim faktesh, çka përbën akt denigrimi të qëllimshëm dhe të papranueshëm. Paralajmërojmë autorin se do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore përfshirë inicimin e padisë për shpifje, dëmtim të imazhit dhe kërkesës për kompensim të dëmit material dhe jomaterial si dhe njoftimin e platformës Meta për shkelje të politikave të komunitetit”, tha ndër të tjera Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Sivjet në deti me kerr të ri" Shijoni verën me veturë të re dhe filloni pagesën pas 3 muajsh

PrishtinaTicket- Zgjedhja juaj për bileta ekonomike dhe udhëtime të sigurta

Kampanja më e madhe e vitit fillon në Emona Center

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Rrite produktivitetin e zyrës me printerët Ricoh, Astronik ka përgatitur ofertën super ekskluzive!

Transformo rutinën tënde të bukurisë me super çmime nga ShopAZ - çkAZmos për ty

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë