Një 84-vjeçar të cilit nuk i është njohur statusi i veteranit, nuk po kërkon beneficione, por të mos ia humbasin nderin për pjesëmarrje në luftë.

Gjithë ketë mllef, 84-vjeçari Adem Bajrami e ka me disa bashkëfshatarë. Këta të fundit, sipas tij, u futën në listat e veteranëve pa meritë.


Kjo që ndodhi ka shtyrë disa ish-ushtarë të mbledhin 200 nënshkrime si shenjë pakënaqësie.

“Ne fshatin tonë kanë dalë listat e fryme. Janë 17 veteranë që kurrë s’kanë qenë në UÇK”, thotë Naser Ramadani, ish ushtar i UÇK-së,

Të hidhëruarit po pretendojnë se jo pak njerëz dhanë para që të futen në lista, ndërsa përgjegjës për këtë po e bëjnë një bashkëfshatar.

Të gjitha këto akuza i ka hedhur poshtë ai që po akuzohet, Nexhat Misini. Madje, sipas tij, akuzat janë me karakter politik! /Klan Kosova/