LAJMI I FUNDIT:

Rasti i ri i COVID-19 në Zelandë të Re i takon variantit të Afrikës së Jugut

Rasti i ri i COVID-19 në Zelandë të Re i takon variantit të Afrikës së Jugut

Rasti i parë i coronavirusit në Zelandë të Re pas dy muajve, është identifikuar si varianti i Afrikës së Jugut.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në vend, Chris Hipkins, duke shtuar se gruaja 56-vjeçare ka gjasa të jetë infektuar nga një udhëtar tjetër para se të dilte nga karantina.


Gruaja, e cila u kthye kohët e fundit nga Evropa rezultoi pozitive të shtunën, 10 ditë pasi përfundoi izolimin e detyrueshëm dy-javor në një hotel në qytetin e Auckland.

Pas dy muajve, Zelanda e Re raporton rastin e parë me COVID-19 brenda komunitetit
Lexo po ashtu Pas dy muajve, Zelanda e Re raporton rastin e parë me COVID-19 brenda komunitetit

Zelanda e Re në përgjithësi është vlerësuar për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit në botë, derisa që nga shpërthimi i pandemisë ka raportuar 2,288 raste si dhe 25 viktima.

“Ne mund ta konfirmojmë që lloji i infeksionit është varianti i Afrikës së jugut dhe burimi i infeksionit ka shumë gjasa të jetë një udhëtar i kthyer gjatë qëndrimit të personit në hotelin Pullman”, tha Hipkins në një konferencë shtypi. /Telegrafi/