Rasti “Kleçka”, refuzohen kërkesat e mbrojtjes

“Më 24 nëntor 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë urdhëroi paraburgimin e katër të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në kumtesën e EULEX-it.
Më 27 nëntor, Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar ankesat e paraqitura nga mbrojtja kundër vendimit të shkallës së parë.
Ndryshe, ditë më parë avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka thënë se janë në pritje që këtë javë Gjykata Supreme ta sjellë vendimin për Fatmir Limajn, Naser Shalën dhe Naser Krasniqin.
Rrecaj në një prononcim për “Epokën e Re”, pati thënë se beson se ky vendim do të jetë pozitiv dhe të pandehurit të mbrohen në liri. /Telegrafi
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































