Rastet e reja me sëmundje malinje, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse e stafi shëndetësor – ASK jep të dhënat për shëndetësinë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.
Numri i rasteve të reja, të identifikuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2021, ishte 3 270, ndërsa numri i personave të trajtuar gjatë vitit 2021 ishte 4 041 persona.
Ndërsa, numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 65- 69 vjeçare, me gjithsej 474 raste.
Sipas ASK-së, numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2021, në të gjitha spitalet publike të Kosovës, ishte 117 431.
Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 110 512.
Numri i të prekurve me TBC ishte 447 persona, prej tyre: 192 ishin femra dhe 255 meshkuj.
E numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 1 690 persona, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga COVID-19 me 1 655 raste.
Numri i personelit mjekësor, i angazhuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, që trajtuan pacientët me COVID-19 ishte 1 951 persona.
Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 34 468 punonjës shëndetësorë të licencuar, nga ta: 24 571 janë femra si dhe 9 897 meshkuj.
“Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 852 , prej tyre 29 spitale dhe 1 823 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika, laboratorë, kabinete etj.
Nga gjithsej 1 823 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 417 prej tyre”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2021, ishte 13 448 të punësuar, prej tyre: 2 776 mjekë specialistë; 7 707 infermierë; dhe 2 323 staf jo-mjekësorë.
Në vitin 2021, në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishin 3 168 800 vizita mjekësore, prej tyre: 226 822 ishin vizita stomatologjike; 1 301 151 ishin shërbime laboratorike; dhe 5 351 537 ishin intervenime dhe shërbime të veçanta.
Ndërkaq, në Spitalet e Përgjithshme kishte: 319 824 ditë shërimi; 73 253 pacientë të shtrirë; dhe 15 091 të operuar. Po ashtu, janë realizuar edhe 715 185 vizita ambulantore.
Gjatë vitit 2021, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë qenë: 408 551 ditë shërimi; 90 595 pacientë të shtrirë; dhe 15 034 janë operuar.
Gjithashtu, janë realizuar: 414 317 vizita ambulantore; 1 806 540 shërbime laboratorike.
Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës(QKSUK) ishin realizuar 257 009 shërbime stomatologjike në total, prej tyre: rreth 45 073 vizita kontrolluese; 141 593 shërbime të ofruara; si dhe 61 526 aktivitete për pacientët jashtë Prishtinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia