LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave

Rastet e reja me COVID-19 sipas komunave
Foto: Arkiv

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën katër persona, kurse janë konfirmuar 113 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga rastet e fundit më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 19 raste.

Pastaj, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste.

Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste.

Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste.

Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive janë 5.895./Telegrafi/