Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 66 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 15 mijë e 208 numrin e personave të infektuar me virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, po ashtu ka bërë të ditur se për gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 141 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 815, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 22 raste, pastaj komuna e Gjilanit 8 raste.

Komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,

Komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.

IKSHPK bën të ditur se raste aktive janë 1 mijë e 778.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 615 qytetarë./Telegrafi/