LAJMI I FUNDIT:

Rast i ri me coronavirus në Ligën Premier

Rast i ri me coronavirus në Ligën Premier

Liga Premier ka kompletuar rrethin e pestë të testimeve për coronavirus ndaj lojtarëve dhe anëtarëve të tjerë të klubeve.

Në Angli tashmë kanë caktuar 17 qershorin si rikthimin e sezonit 2019/20, derisa në vazhdimësi ka pasur testime të lojtarëve dhe stafit për pandeminë botërore.


Sipas gazetarit të Associated Press, Rob Harris, bëhet e ditur se edhe një lojtar ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Në raundin e pestë, janë kompletuar 1,197 teste në lojtarë dhe anëtarët e tjerë të klubeve, e që në raundin e katërt nuk kishte asnjë.

Liga Premier ka bërë të ditur ditë më parë se edhe familjarët e lojtarëve do të testohen për virusin, në mënyrë që të shmanget përhapja e pandemisë në lojtarët e tjerë. /Telegrafi/