LAJMI I FUNDIT:

Rast i çuditshëm me COVID-19 në Prizren, ritestohet për herën e katërt por nuk del negativ

Rast i çuditshëm me COVID-19 në Prizren, ritestohet për herën e katërt por nuk del negativ

Prizreni vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Visar Shehu ka thënë për RTV Dukagjinin se është pozitive që prej dy ditësh nuk janë paraqitur raste të reja, përcjell Telegrafi.


Shehu thotë se në këtë komunë rastet aktive janë të moshave të ndryshme, por sipas tij një rast është më i veçantë nga të tjerët.

“Është një rast që për herë të katërt ristestohet dhe ende nuk del negativ. Ky rast është për çudi. Është fjalë për një paciente që ka marrë shërbime në Repartin e Hemodializës. Kjo paciente është ndër të parat që kanë dalë të prekura me COVID-19 nga ky repart por të tjerët tashmë janë shëruar”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren thotë se janë rreth 1,000 kontakte që pritet të testohen ditëve në vijim.

Ai thotë se në bazë të vendimeve të institucioneve në vet izolim janë vetëm të konfirmuarit me COVID-19 dhe familjarëve e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori