0Shares

Milot Rashica ka shënuar golin e parë me fanellën e Werder Bremenit.

Shqiptari shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 ndaj Kolnit në Bundesliga.

Foto: Bundesliga English/Twitter

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës nuk kishte arritur të shënojë në dy takimet tjera që luajti si mysafirë, por arriti të tretën dhe më e bukura ishte se erdhi ndaj publikut vendas.

Foto: Bundesliga English/Twitter

Pas ndeshjes 21-vjeçari falënderoi të gjithë për përkrahjen nëpërmjet një postimi në Facebook.

Foto: Bundesliga English/Twitter

“Çfarë ndeshje! Akoma i elektrizuar! Një stadium madhështor dhe atmosferë e pabesueshme nga fansat e Werderit, të cilët na motivuan nga minua e parë. Krenar që kam shënuar golin tim të parë për këtë skuadër të madhe dhe në ndeshjen time të parë në Wesser-Stadion. Faleminderit djema!”.

Rashica u ble nga Vittese për 7.5 milionë euro.

Foto: Bundesliga English/Twitter

Miloti luan në anën e djathtë dhe karakterizohet me pasimet e mira dhe lëvizjet e bukura me topin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)