Marcus Rashford ka folur fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimovicin.
Talenti anglez ishte më meritori në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Hull Cityt, pasi shënoi gol në minutat shtesë pas inkuadrimit nga bankina.
Megjithatë, lëvizjet e tij prej një kampioni, Rashford ia dedikon sulmuesit suedeze, pasi po mëson çdo ditë nga ai.
“Është e mahnitshme të jesh i rrethuar me lojtarë si Zlatan Ibrahimovic”, ka deklaruar fillimisht Rashford, transmeton Telegrafi.
“Çdo ditë po mësoj më shumë”, ka përfunduar talenti anglez. /Telegrafi.