LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj- Kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për president

Ramush Haradinaj- Kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për president

Ramush Haradinaj, u lind në Gllogjan të Deçanit më 3 korrik të vitit 1968. Haradinaj. Është fëmija i dytë nga gjithsejtë nëntë fëmijët që kishte Bacë Hilmiu.

Me prejardhje atërore nga Berisha, një rajon historik në veriun e Shqipërisë, rreth qytetit të Pukës. Fëmijërinë e tij e kaloi në fshatin e tij të lindjes, në Gllogjan, për të mbaruar shkollimin fillor në Irzniq, dhe atë të mesëm në Deçan e Gjakovë. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm në vitin 1987, Haradinaj bëri shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Ushtrinë Popullore Jugosllave, ku u promovua në komandant të togave.


Me të përfunduar shkollimin e mesëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në vitin 1989 duke përdorur një emër të rremë, detyrohet të emigroi në Zvicër, për të punuar si punëtor fizik. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, në pamundësi për tu kthyer në Atdhe, Haradinaj i bashkohet organizatës nacionaliste shqiptare Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), mirëpo qëllimi i tij shumë më i avancuar ishte krijimi i një ushtrie e cila do ta çlironte Kosovën nga okupimi serb.

Plagosja e parë e tij dhe rënia e vëllait, Luanit. Viti 1997, Ramush Haradinajn e gjen në Shqipëri, si udhëheqës i stërvitjeve, ku më pas u bë pjesë e themelimit të bazave të UÇK-së në Tropojë dhe Kukës, ku nga atje organizoi futjen e armëve në Kosovë duke rënë në pritë nga patrullat kufitare nga e cila plagoset vet dhe bie në altarin e lirisë vëllai i tij, Luan Haradinaj.

Fillimi i vitit 1998, Ramushin e gjen në vendlindje. Duke qenë të vetëdijshëm për atë se çfarë do të ndodhë, nën udhëheqjen e tij ndërmerren masa për mbrojtjen e popullatës, ndërsa sulmet e forcave serbe ishin të ashpra, ai mbetet i plagosur rëndë. Meqë forca nuk ishte e barabartë as për nga numri i trupave e as për nga armatimi, u vranë civilë dhe njerëz të paarmatosur.

Falë guximit e strategjisë së Haradinajve me bashkëluftëtarë, forcat serbe zmbrapsën, ndërsa Ramushi bëhet komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ku veproi deri në ditën e fitores.

Ishte figura kryesore në tranzicionin për transformimin e UÇK-së në TMK. Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit përfundimtar të Kosovës dhe hyrjes së trupave tokësore të NATO-së, procesi më i dhimbshëm që ka ndodh, ishte demilitarizimi i UÇK-së, proces ky që nuk ishte i lehtë. Në transformimin e UÇK-së në Trupa Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Ramush Haradinaj, ishte figura kryesore në sigurimin e një tranzicioni të suksesshëm në forcë të kontrolluar civile.

Ai pensionohet nga TMK-ja në prill të vitit 2000, duke paralajmëruar hyrjen e tij në jetën politike. Ndarja e kohës së luftës me atë të paqes, bashkë me tanimë ish-komandantë të zonave tjera të UÇK-së, njerëz të akademisë, parti tjera politike ekzistuese, Ramush Haradinaj më 2 maj të vitit 2000, themelon partinë politike Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe zgjidhet kryetar i saj.

AAK ishte themeluar si një paradigmë e re për të ardhmen e politikës demokratike në Kosovë, si një mundësi për ndarjen e kohës së luftës me atë të paqes. Angazhimi i tij politik konsiston në neutralizimin e raporteve të acaruara në mes dy poleve politike, duke krijuar qeverinë e përbashkët për të forcuar unitetin politik e institucional në vend.

Përveç kësaj, Ramush Haradinaj ka kontribut të posaçëm në zhvillimin e demokracisë, e sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2004, kur bënë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, koalicion ky që e bënë Haradinajn kryeministër të Kosovës. Ky koalicion, nga faktorë vendës dhe ndërkombëtar u konsiderua si pajtim në mes krahut të luftës dhe atij paqësor, duke e vlerësuar veprimin e Haradinajt si shembulli më i mirë i përpjekjeve për t’i zhdukur antagonizmat politik të kohës.

Në qeverinë Haradinaj kujtojmë se u themelua për herë të parë Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë, të cilat deri në atë kohë ishin nën administrimin e UNMIK-ut, si dhe Ligji për kategoritë e dala nga lufta, vendime këto që i vunë bazë të fuqishme institucioneve të Kosovës e që ishin parapërgatitje për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Një dekadë në përballje me (pa)drejtësinë ndërkombëtare Ramush Haradinaj, si kryeministër i shërbeu vendit vetëm 100 ditë, dhe dorëhiqet si pasojë e padisë për kinse krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë.

Dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit për t’iu përgjigjur thirrjes së drejtësisë ndërkombëtare, llogaritet të jetë shembulli më i mirë i një burrështetasi i cili kapërcen interesat qoftë individuale apo grupore në krahasim me ato madhore. Haradinaj ishte dy herë si i akuzuar në Tribunalin e Hagës dhe dy herë radhazi është dëshmuar pafajësia e tij, ndërsa disa herë i ndaluar mbi bazën e flet arresteve të fabrikuara nga Serbia.

Faktorizimi i Kosovës në procesin negociues Në zgjedhjet e qershorit të 2017-së, Haradinaj zgjidhet kryeministër i Kosovës. Nën udhëheqjen e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin dritën e gjelbër për ta bërë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, proces ky i nisur më herët por i dështuar. Duke u ballafaquar me luftën diplomatike të Serbisë kundër shtetit të Kosovës, Haradinaj merr vendim për vendosjen e tarifës prej 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendosja e masës 100%, bëri që Kosova të krijoj një barazi në procesin e dialogut me Serbinë dhe të bëhet faktor në shumë procese në raport edhe me ndërkombëtarët, me theks të veçantë me Brukselin.

Takimet e Haradinajt si kryeministër me ndërkombëtarët, respektivisht në Samitin e Berlinit, prodhuan ndaljen e pazareve me territorin e Kosovës. Që nga Samiti i Berlinit, në dialogun me Serbinë nuk do të jetë temë ndarja, shkëmbimi i territoreve apo edhe ndryshimi i kufijve.

Në qeverinë Haradinaj II, janë marrë vendime të mëdha me ndikim që nuk është arritur të merren nga qeveritë e kaluara të Kosovës, vendime këto që prodhojnë efekte të përjetshme. Formimi i Ushtrisë së Kosovës, pavarësimi energjetik, ligji për Trepçën, ai për kryeqytetin, janë disa nga vendimet e qeverisë Haradinaj të cilat e kanë faktorizuar Kosovën dhe e kanë përmirësuar imazhin e saj kundrejt botës.

Përtej flamujve partiakë, figura e Ramush Haradinajt paraqet përveç unitet e siguri, integrim e zhvillim, krijon edhe mundësi të ndryshimit të raporteve me shtete të fuqishme të botës, mike të Kosovës.

Ai ka dëshmuar gjithmonë respekt për oponentët politik, duke iu afruar ose ftuar për bashkëpunim në interes të vendit. Në masë, konsiderohet si njëri ndër politikanët më të sinqertë dhe më të drejtpërdrejt, lider që mban fjalën e dhënë, pavarësisht kostos politike, gjë që e pohojnë edhe anëtarë të strukturave të partive tjera. Në çdo etapë të paqes, ai ka dëshmuar seriozitet, vullnet e dije për të krijuar aleanca të mirëfillta dhe të qëndrueshme me shtetet që janë pjesë e çlirimit të Kosovës, krijimit e ndërtimit të shtetit dhe të integrimit të tij.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori