LAJMI I FUNDIT:

Ramiqi: Në Makoc nuk bëhet mobilizimi për Siri

Ramiqi: Në Makoc nuk bëhet mobilizimi për Siri

Njëri për ideologëve të Lëvizjes Islame Bashkohu, Fuad Ramiqi ka deklaruar se shkuarja e djemve nga Kosova në mënyrë vullnetare dhe individuale në luftën në Siri, vetëm se e dëshmon bashkimin e tyre me luftëtaret e të gjithë botës për ta çliruar një popull nga e keqja. Në një deklaratë për Telegrafin, Ramiqi ka thënë se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë luftës në Kosovë, kur ka pasur shumë luftëtarë nga shumë vende të botës.

“Do të triumfojë drejtësia edhe në rastin e regjimit aktual në Siri, sikurse ka ndodhë edhe në të gjitha luftërat, e edhe në Kosove ku me ndihmën e gjithë botes fitoi drejtësia”, ka thënë Ramiqi.

Ai ka mohuar raportimet në media se në xhaminë e fshatit Makoc të Prishtinës po bëhet mobilizimi i vullnetarëve të cilët po i bashkohen luftëtarëve opozitarë në Siri. “Kjo xhami kurrë nuk ka qenë në funksion as për t’i kryere ritet fetare e lëre më për qëllime të tjera, sepse ende nuk ka përfunduar ndërtimi i saj. Kjo është e vërteta”, ka thënë Ramiqi.

Sipas tij, në qarqe të caktuara po tentohet që të diskreditohet subjekti politik që ai i takon, duke përfshirë këtu dezinformata në media të shkruara dhe elektronike.

“Por, ne nuk brengosemi shumë sepse e dimë të vërtetën dhe i dimë qëllimet e kundërshtarëve të Lëvizjes dhe të Islamit. E ndërkohë, këto dezinformata e cenojnë sigurinë në vendin tonë, prandaj përpiluesit dhe përhapësit e këtyre dezinformatave mbajnë përgjegjësi për pasoja të mundshme”, ka thënë Ramiqi.

E ndërkohë, Ramiqi ka thënë se shkuarja e tij në anijen e ndihmave për Gaza ka qenë një ndër veprimet më humane dhe më të rëndësishme në jetën e tij. “Çdo veprim i cilido njeriu që kontribuon për ta luftuar padrejtësinë dhe të keqen, për mua është vepër jetësore”, ka thënë Ramiqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori