LAJMI I FUNDIT:

Rama-Vuçiç bashkë edhe online “duel” në rajonalen “Okruzenje”

Rama-Vuçiç bashkë edhe online “duel” në rajonalen “Okruzenje”

Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish përballë homologut serb Aleksandër Vuçiç. Këtë herë as në Beograd e as në Tiranë por në një emision televiziv online me 27 gusht. Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion miks ballkanik.

Takimi mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç nuk përbën më lajm. Pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar të kryeministrit shqiptar dhe kthimi i vizitës pak muaj më parë nga kolegu serb, mes dy shefave të qeverive ballkanike ka marrëdhënie më shumë se paqësore.

Në fund të gushtit Rama e Vuçiç do të jenë së bashku në samitin e Vjenës të rrethuar edhe nga kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo do jetë një mundësi e mirë për të biseduar. Por kryeministri shqiptar dhe ai serb do të ketë një përballje shumë interesante edhe mediatike.


Emisioni “Okruzenje” kanë konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që vjen me iniciativë të kancelares gjermane Merkel.

Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të rrjetit online ku thuhet se Rama dhe Vuçiç do të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç gazetare e njohur nga Mali i Zi. Bashkë me ta në studio e rrjetit online ballkanik do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç.

Nuk është bërë e ditur tema e emisionit por kuptohet që dy kryeministrat do të kenë mundësi të shpalosin pikëpamjet e tyre rrethe samitit të Vjenës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë njohur një ndryshim rrënjësor pas vizitave të ndërsjella të Ramës e Vuçiç në Tiranë dhe Beograd.

Emisioni “Okruzenje” është një program online i pavarur rajonal dhe promovon iniciativat e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal. Kjo do të jetë hera e katërt kur Rama e Vuçiç përballen, por kjo do të jetë hera e parë që do të jenë në një studio televizive për të debatuar me njëri-tjetrin dhe për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të publikut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori