Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur në takim Shoqatën e Transportit Ndërurban Prishtinë–Podujevë.
Rama thotë se në takim ka dëgjuar shqetësimet e transportuesve ndërurban, dhe ka premtuar që do të gjejë zgjidhje, transmeton Telegrafi.
“Bashkë diskutuam për hapat drejt integrimit të këtij shërbimi në reformën e transportit të Kryeqytetit, duke siguruar një lidhje më të mirë për qytetarët e Podujevës. Dëgjova shqetësimet e transportuesve ndërurban dhe u angazhova që çështjet e ngritura të adresohen nga ekipet përkatëse, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira”, ka pohuar Rama.
Ai ka shtuar tutje se “Fokusi ynë është përmirësimi i qarkullimit urban dhe respektimi i ligjshmërisë, përfshirë përcaktimin e vendndalimeve për autobusët në hyrje dhe brenda Unazës së Prishtinës”.
“Bashkëpunimi mes komunave është kyç për një transport më efikas dhe të qasshëm për të gjithë”, theksoi ai./Telegrafi/