Ndërkohë, Rama ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës e kanë rastin si asnjëherë deri tash që të bashkohen në familjen e madhe evropiane.

Ai u ka thënë përkrahësve se do t’i ndajnë së bashku aspiratat për një ekonomi liri të konkurrencës dhe taksimit të ndershëm, duke stimuluar bashkëpunim pavarësisht përkatësive partiake dhe krahinore.


‘Nuk mund ta bëjmë vetëm rilindjen që premtuam. Njerëzit që janë këtu, do të bëhemi bashkë pjesë e rilindjes. Një skuadër e madhe që sot ka fituar vetëm të drejtën për të nisur një sprovë, ndërsa nesër do t’i duhet ta fitojë vet sprovën”, ka thënë Rama, para përkrahësve të cilët e kanë ndërprerë vazhdimisht fjalimin e tij, duke i shkaktuar edhe një nervozë të lehtë.

Nga pozita e një fitimtari, Rama ka thënë disa fjalë miradije edhe për rivalin e tij të madh, kryeministrin aktual Sali Berisha.

“Më ka rënë që deri dje të them shumë fjalë të papëlqyeshme për rivalin tim, sikur që ai ka thënë për mua. Kjo ndodh në demokracitë e brishta kur pushteti degradon në duar të një njeriu. Berisha mund të falënderohet për ato të mira që i ka bërë. Sinqerisht i uroj gjithë të mirat në jetën e tij private”, ka thënë Rama. /Telegrafi/