Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

Gjithsej numri i të shëruarëve në vend ka shkuar në 165.

“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë nga specialistët e shëndetit publik vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuar pozitivë. /Telegrafi/