Zoti Rama shprehu besimin se Kolegji Zgjedhor do të vendosë drejtësi pa parë majtas e djathtas, por vetëm drejt, te Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e vendit, në të mirë të demokracisë.

“Zgjedhjet i ka humbur, por është në rol pavarësisht se ne kemi fituar jo vetëm bashkitë që kishim si përgjegjësi të qeverisnin deri në 8 maj, por mbi të gjitha kemi marrë një mandat për të qeverisur ¾ e shqiptarëve, ndërkohë që Saliu ka humbur edhe vet bastionin ku për 20 vjet është zgjedhur deputet”, tha kryetari i opozitës.


Zoti Rama e quajti “turp” fjalën e kryeministrit në parlament. “Gjuha e presionit dhe kërcënimit ndaj opozitës është konstante, pas humbjes therëse për Saliun, por nuk na bën asnjë përshtypje, por na rrit vendosmërinë dhe forcon këmbënguljen tonë për t’i shkuar deri në fund betejës për të ardhmen e demokracisë shqiptare”, tha zoti Rama, i cili e quajti “të turpshme”, edhe pjesëmarrjen e dy deputetëve të Partisë Socialiste, Islami dhe Harasani në këtë seancë, raportoi Panorama./Telegrafi/