LAJMI I FUNDIT:

Raka tregon si duhet të sillemi në kafiteri, ku janë më shumë se 50 persona

Raka tregon si duhet të sillemi në kafiteri, ku janë më shumë se 50 persona

Mikrobiologu Lul Raka thotë se me lehtësimin e masave ndaj coronavirusit, qytetarët u janë kthyer punës së tyre të përditshme, duke respektuar distancën. “Çdo lirim i masave nënkupton qarkullimin më të madh të njerëzve dhe është e pritshme që mund të ketë një ngritje të lehtë të rasteve”, thotë ai.

Raka përmendi elementet kryesore ku qytetarët duhet të kenë parasysh kur përdorin transport publik, autobus, qendrat tregtare dhe kur vizitojnë kafiteritë, sidomos në lokalet e mbyllura pa ventilim ku rrezikuar për tu prekur nga virusi mund të jetë shumë  i madh.


“Nuk ka qenë gabim lirimi i masave, por ka qenë aktivitet i planifikuar qysh në prill. Ka filluar që nga 4 maji dhe është planifikuar të bëhet në mënyrë graduale që pas çdo dy jave të bëhet vlerësimi i masave. Por ky lirim i masave duhet të përcillet me kujdesin nga qytetarët e Kosovës sepse pas çdo faze kemi përmendur shpesh, edhe Ministria e Shëndetësisë dhe IKShP”.

“…se kujdesi duhet të vazhdojë sepse virusi është në mesin tonë  dhe numrat na kanë treguar se ende është i pranishëm dhe sa më tepër që i neglizhojmë masat numrat do të jenë në rritje. Distanca është elementi kryesor, përdorimi i maskave ku ka mbipopullim të njerëzve. Në radhë të parë janë transporti publik, autobusët, qendrat tregtare, dhe gjatë kësaj kohe ka pasur numër të madh të njerëzve në kafiteri”.

“Prandaj aty ku ka pasur grumbullim të madh të njerëzve në lokalet e mbyllura pa ventilim ato përbëjnë rrezik. Këshillat që i kemi dhënë duhet të respektohen nga qytetarët e Kosovë. Ditëve të fundit kemi shembuj në Maqedoni tek tash u arrit piku sepse ne prill i kanë pasur 66, ndërsa tani kanë arritur në  89-101. Elemente brengosëse kanë qenë sepse kapacitetet shëndetësorë janë ngarkuar përnjëherë”, tha Raka për Ekonomia Online.

Raka ka disa këshilla se si duhet të sillemi nëse më shumë se 50 veta grumbullohen në një kafiteri të vogël.

Sipas tij, qytetarët të cilët kanë raste asimptomatike të kenë kujdes nga virusi.

“Secili qytetarë duhet të respektojë masat individualisht. Nuk duhet të ulen 50 persona në një hapësirë të vogël në kafiteri. Ne kemi përmendur se duhet të mbahet distancë sociale edhe në kafiteri. Nëse nuk mbahet, atëherë mund të ketë rast asimptomatik që mund ta përhapë virusin”, shtoi Raka.

Ai foli edhe për menaxhimin e situatës me Coronavirus sa ishte ministër Arben Vitia, duke thënë se në aspektin teknik nuk është dashur të bëhen këto ndryshime të pandemi.

“Me kapacitet që ka pasur Kosova dhe me gjendjen në të cilën e ka marrë Ministri Arben Vitia, mendoj se ka qenë një menaxhim i shkëlqyeshëm edhe i stafit shëndetësor dhe qytetarëve. Unë nuk hyjë në fizkultura prognostike po koha do të na tregojë sepse ende nuk i ka bërë 24 orë punë edhe pse në aspektin teknik nuk është mirë të bëhen këto ndryshime gjatë pandemisë sepse ende jemi dhe koha do të na tregojë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori