Dëmet e shkaktuara në pronë dhe humbjet në njerëz nga vërshimet e fundjavës së kaluar në rajonin e Shkupit kanë alarmuar masën e gjërë për të ndihmuar vendet e përmbytura, me produkte të ndryshme ushqyese, higjienike dhe të punës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë drejtim, Klubi Rortarian Tetova i është bashkangjitur fushatës për të ndihmuar Shkupin. Duke patur parasysh se rajoni ka nevojë për pastrim dhe sanim, klubi ka dërguar pajisje si lopata për pastrimin e baltës, si edhe kova, që janë mëse të nevojshme për pastrimin e terenit./Telegrafi/