Një numër i shtuar i rusëve po vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e të paktën 300 mijë trupave shtesë të mërkurën e kaluar.

Korrespondenti i BBC-së në Tblisi, Rayhan Demytrie, tha se ka një radhë rreth dhjetë kilometra e gjatë në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndërsa burrat përpiqen të shmangin rekrutimin.

Ajo tha se lëvizja ishte shumë e ngadaltë dhe disa njerëz kishin pritur më shumë se 20 orë për të kaluar.

Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

Një zyrtar finlandez, Matti Pitkaniitty, tha se numri i rusëve që arrinin ishte dyfishuar që nga java e kaluar.

Reklama

Ndryshe, Rusia po organizon “referendume” në territoret e okupuara ukrainase duke pyetur qytetarët nëse qytetet e tyre do t’i bashkohen shtetit rus. /Telegrafi/

Reklama