Qytetarët të pakënaqur, thonë se mosvotimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është marrëzi
Qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer me mosvotimin e projektligjin për rimëkëmbje Ekonomike, i cili nuk u votua nga deputetët e Kosovës në seancën e djeshme. Sipas tyre, deputetët po vrapojnë pas interesave partiake e jo pas nevojave të qytetarëve.
Ky projektligj përveç shumë ndihmesave që parasheh për bizneset, përfshinë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional.
Avdullah Zheci thotë se duke mos u votuar ky projektligj, politikëbërësit në Kosovë treguan se nuk ia duan të mirën popullit të tyre, por mbrojnë vetëm interesat partiak.
“Shumë keq më keq nuk ka ku me shkua, kjo do thotë se nuk na duan të mirën neve, nuk punojnë për neve, nuk mundesh me i bë dy veta bashkë me pas një vendim nuk janë që me na shkua puna mbarë, i mbrojnë vetëm interesat partiake derisa qytetarët si mbron asnjë…Ne qytetarët duhet me iu pas frikë atyre që i kemi zgjedhur ajo është problem se ata nuk janë për neve”, u shpreh ky qytetar.
Musa Aliu e ka quajtur katastrofë mosvotimin e projektligjit për rimëkëmbjet ekonomike në këtë kohë kur kriza ekonomike në vend është mjaftë e madhe. Sipas tij, tani të gjithë duhet të angazhohen për ringjallje dhe fuqizim të ekonomisë.
“Kjo është katastrofë kjo nuk i shërben këtij vendi ata njerëz të cilët janë ulur aty nuk e meritojnë aty me u ulë kjo është mizerja nuk bënë të ndodh në këtë vend…10 për qindshi nuk është aq problem nuk shoh se ai zgjedh ndonjë problem por problem zgjidh ligji I cili duhet të miratohet për Rimëkëmbje Ekonomike. Këtu është ekonomia, pa ekonomi nuk ka asgjë gjithë duhet të angazhohemi në një drejtim si ta ringjallim dhe ta kthejmë normalitetin në ekonomi. Varfëria është ma zi se virusi”, tha Aliu.
Behxhet Neziri thotë se nuk ka asnjë arsye që mos të votohet ky projektligj që iu del në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Sipas tij, përfaqësuesit e popullit në Kosovës po mendojnë vetëm për pozita por jo edhe për qytetarët.
“Nuk e shoh këtë të arsyeshme fare për shkak të opinionit dhe qytetarëve. Këta bash në parlament nuk po mund t’i rregullojnë do çështje çka duhet, këta njëri me tjetrit janë të hasmuar aty…neve na ndihmojnë parat e trustit por këta vetëm për vete po shikojnë për qytetar dhe për rastet sociale nuk po interesohen fare, këta janë duke u interesuar për karrige të veta”, tha Neziri.
Për Ali Krasniqin mos votimi i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga deputetët është turp dhe marrëzi.
“Ky veprim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është turp dhe marri, ata në vend se ta votojnë edhe me bë diçka ata në realitet nuk kanë bërë asgjë. Boll është e thelluar kriza ekonomike plus pandemia ata Akoma me e bë atë. Pse me e bë këtë sepse janë deputetë që janë pa kurrfarë shkolle, asgjë nuk din“, theksoi ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi