LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët nuk i besojnë Vuçiqit dhe Brnabiqit – sërish protesta dhe bllokadë rrugësh në Serbi

Qytetarët nuk i besojnë Vuçiqit dhe Brnabiqit – sërish protesta dhe bllokadë rrugësh në Serbi

Shoqata e Organizatave Mjedisore të Serbisë po organizon postblloqe të reja në shenjë proteste ndaj gërmimit të litiumit dhe projektit “Jadar” të kompanisë Rio Tinto.

Qytetarët kanë bllokuar autostradën në Beograd afër Qendrës Sava si dhe disa rrugë në qytete të tjera si Novi Sad. Gjatë daljes së qytetarëve në rrugë ka ndodhur një incident kur një shofer ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të përballet fizikisht me protestuesit, raporton N1.


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi më herët sot se Qeveria e Serbisë është afër vendimit për të anuluar gjithçka që po ndodh me Rio Tinto dhe për të anuluar të gjitha lejet që i janë dhënë asaj kompanie.

Megjithatë, Kryengritja Mjedisore thotë se përpara se të hiqen të gjitha lejet, gjithçka e nënshkruar duhet të vihet në dispozicion të publikut, raporton nova.rs.

Theksojmë se kompania ka vazhduar të blejë pronat e qytetarëve serb për të filluar punën me gërmimet e litiumit.

Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar javë më parë se ka refuzuar të nënshkruajë Ligjin për Shpronësim, e cila do t’i jepte leje kompanisë që të kryente gërmimet komania anglo-australiane. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori