LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kërkojnë largimin e kufizimit të lëvizjes, pasi virusi nuk ka orar

Qytetarët kërkojnë largimin e kufizimit të lëvizjes, pasi virusi nuk ka orar

Qytetarët po vlerësojnë se masa për kufizimin e lëvizjes dhe mbyllja e gastronomisë në orën 22:30 duhet të largohen menjëherë. Sipas tyre, vendosja e këtij kufizimi nuk ka “sens” dhe se përhapja e virusit nuk ka orar të caktuar.

Vendi për mbylljen e lokaleve në orën 22:30, në gjithë territorin e Kosovës, si dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa komuna, vazhdon të mbetet në fuqi. Megjithatë, përveç lokaleve, kufizimi i lëvizjes nuk duket që respektohet në Prishtinë. KosovaPress mbrëmë ka dal në sheshet e kryeqytetit ku vëreheshin një numër i qytetarëve duke lëvizur. Lëvizje të mëdha janë parë edhe me automjete.

Ndërkohë, gjatë ditës, qytetari Gëzim Berisha ka konsideruar se kufizimi i lëvizjes shkon vetëm në dëm të shtetit, andaj duhet të lirohet sa më par kjo masë.

“Unë mendoj që kufizimet nuk është mirë me qen se si ken deri në ora 10:30 si ken më vonë nuk qon pesh të madhe. Sa i përket gastronomisë unë mendoj që nuk duhet të mbyllen por vetëm të kufizohet numri i klientëve. Me mbyllje veç shteti humb më shumë”, thotë ai.

Për Arbnor Canën, virusi nuk ka orar të caktuar se kur mund të jetë aktiv e kur jo. Ai thotë se përderisa në kafene lejohet ulja pa maska, ndërsa gjatë ecjes bartja e maskës është obligative, këto masa janë të pakuptimta.

“Mendoj që duhet me u heq, për shkak se nuk ka virusi orar të caktuar ose prej orës 11:00 ose prej orës 10:30 virusi është aktiv, për shkak se nëse shikojmë vet masat kufizuese janë të pa kuptimta përderisa në kafene lejohet ulja pa maska, e ecja e qytetarëve me maska. Janë disa masa që duhet të rishikohen”, ka thënë ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe qytetari Asllan Dervishaj.

“Sipas meje më mirë të largojnë, kjo nuk ka sens fare më mirë me i hek”, thotë ai.

Kurse, qytetari Avdi Zogaj, thotë se situatës me Covid-19, veç se është përmirësuar, andaj dhe masat duhet të lirohen, në mënyrë që qytetarët të vazhdojnë punën.

“Gjendja është përmirësuar, korona virusi ka nis me u zvogëlu dhe mendoj që duhet me u hap deri në 12:00 të natës, me punu njerëzit, restorantet me u hap se prej këtij buxhetit Kosova shkon para. Andaj e lus Qeverinë të bëj lëshime të punojnë njerëzit sepse ka ra punësia shumë, prandaj duhet me u hap bizneset sa më shumë”,

Ndërsa, Bajram Kastrati, thotë se populli është i vetëdijshëm për situatën e krijuar me pandeminë Covid-19, andaj lirimi i kufizimit do të ishte më i udhës.

“Është dashtë me u largu dhe njerëzit me fillu me jetu. Sot 11 shtatori shkoj vera çka dojm me bo në dimër, a i intereson shtetit për këtë popull… Tekefundit populli janë të vetëdijshëm u mësuan me këtë, din me u rujt. Kështu që ka qenë e udhës me u hekë, mjaftë më”, ka thënë ai.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi orari duhet të kthehet siç ka qenë në mënyrë që qytetarët mos të grumbullohen vetëm në orare të caktuara.

“Thirrjet tona të vazhdueshme kanë qenë që të bëjmë grumbullim në kohë dhe jo grumbullim brenda një kohe të caktuar. Ne mendojmë si shoqata e gastronomëve që orari, duhet të hiqet kufizimi i lëvizjes si për qytetarë, ashtu edhe për bizneset që të mund të shpërndahemi në kohë dhe jo t’u bëjmë grumbull brenda një kohe të caktuar, kështu që ne e shohim që është e drejtë që orari të kthehet siç ka qenë”, ka thënë ai.

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tregon se një kërkesë për shtyrjen e kohës së kufizimit të lëvizjes nga 22:30 sa është tani në 24:00, e kanë bërë kohë më parë.

“Para një kohe kur është mbajtur takimi i këshillit të kryetarëve, kërkesa e Asociacionit drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti, gjithashtu ka qenë prezent edhe ministri Zemaj, ka qenë që këto masa, sidomos kufizimi i lëvizjes të shtyhet deri në ora 24:00”, tha ai.

Ibrahimi tha se gjatë javës së ardhshme, bashkë me kryetarët e komunave do ta shqyrtojnë situatën dhe do të dalin me rekomandime.

“Pothuajse komunat, qendrat kryesore janë duke respektuar masat e kufizimin e lëvizjes dhe shpresoj që gjatë javës së ardhshme ta kemi një vlerësim për situatën në terren pastaj duke parë vlerësimin në terren, atëherë të propozojmë me masat e reja apo liberalizimin e masave sepse kjo krejt po varet nga trendi i numrit të të infektuarve por edhe gjithashtu edhe nga rekomandimet e IKSHP-së“, tha ai, duke shtuar se gjatë javës së kaluar i gjithë përkushtimi i komunave ka qenë te fillimi i procesit mësimor.

Përndryshe, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për pandeminë, Policia e Kosovës, ka shqiptuar afër 20 mijë gjoba për mos mbajtjen e maskës, distancës dhe qarkullim në kohën e kufizimit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori