Kur tre plaçkitës po largoheshin nga një argjendari, që e kishin thyer në pjesën e perëndimore të Londrës, qytetarët e pranishëm vendosën të merrnin drejtësinë në duar dhe të provonin t’i ndalonin.
Derisa dy të tjerë arritën të iknin me shpejtësi, njëri prej tyre që mbante një thikë të madhe në duar, është penguar teksa po vraponte me një çantë të madhe, transmeton Telegrafi.
Me të rënë në tokë, atë e rrethuan të pranishmit, që nuk hezitonin ta shkelmonin, derisa aty arriti një njësit policor dhe ia vuri prangat. Gjithçka ndodhi, pasi ata e përplasën veturën për xhamin e vitrinës së lokalit, ku hynë për të plaçkitur, ndërsa me vete kishin edhe armë të ftohta.
Në raportin policor, thuhet se ata janë njoftuar për një veturë që ka thyer xhamin e një argjendarie, pas orës pesë të pasdites, ndërsa shitësit nën kërcënimin e armëve, u detyruan t’ju japin mallra të kushtueshme plaçkitësve.
Lidhur me rast, është një i dyshuar, ndërsa për dy të arratisur janë duke u bërë hetime. /Telegrafi/