LAJMI I FUNDIT:

QKUK njofton se nga sot nis shërbimi në ambulancat specialistike

QKUK njofton se nga sot nis shërbimi në ambulancat specialistike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se nga sot ka filluar puna në ambulancat specialistike, operacionet elektive dhe rastet e tjera jo ermegjente që ishin të ndaluara deri më tani.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, se për të hyrë në kuadër të objekteve shëndetësore, duhet që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me maska dhe doreza, bazuar në Planin e veprimit për rikthim gradual të shërbimeve shëndetësore të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.


Njoftimi i plotë:

Fillon puna në shërbimet ambulantore dhe rastet elektive
Në kuadër të lehtësimit të masave, bazuar në Qarkoren Informative Nr. 11/2020 për informim të institucioneve shëndetësore publike dhe private, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka filluar puna në ambulancat specialistike, operacionet elektive dhe rastet e tjera jo emergjente që ishin të ndaluar deri më tani.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, se për të hyrë në kuadër të objekteve shëndetësore, duhet që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me maska dhe doreza, bazuar në Planin e veprimit për rikthim gradual të shërbimeve shëndetësore të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.
ShSKUK, poashtu, njofton se të gjitha rastet që trajtohen, paraprakisht duhet të caktojnë terminët, kurse në objekt hynë vetëm ata që kanë terminet, kurse të tjerët presin jashtë.
Poashtu, sipas këtij plani, kontrollet bëhen me distancë kohore prej 30 minuta, kurse është e ndaluar të krijohen tollovi në hyrje të objekteve.
ShSKUK, kërkon nga qytetarët që marrin shërbime shëndetësore mos të krijojnë tollovi, njëkohësisht apelon që të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit publik.
Poashtu, njoftojmë pacientët që kanë terminët për realizim të procedurave diagnostike në Klinikën e Radiologjisë, se duhet të paraqiten sipas terminëve, kurse atyre që ju ka kaluar termini të lajmërohen në klinikë për të caktuar termin të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori