Këshilli i Ministrave tha se efekti financiar për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, sipas listës emërore shtesë bashkëlidhur këtij vendimi, do të përballohet nga buxheti i vitit 2011, programi “Policia e Shtetit”, miratuar për Ministrinë e Brendshme.

Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme u ngarkuan të zbatojnë vendimin, të cilit i është bashkangjitur edhe lista emërore e efektivave të Policisë së Shtetit, si pjesë përbërëse e vendimit.


Konkretisht, policët të cilët kanë qëndruar në ruajtje të KQZ-së do të marrin 32 mijë lekë të reja si shpërblim për punën që ata kanë kryer gjatë protestave të bëra para Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. Por, përveç këtij shpërblimi, policët do të marrin edhe paratë e orëve shtesë, kjo në varësi të qëndrimit të tyre jashtë orarit zyrtar, raportoi Ora News. /Telegrafi/