LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut

Qeveria, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut

Nëse e shohim Kushtetutën e Kosovës, e cila është e bazuar mbi parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë e respektimit të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të krijohet përshtypjen se Kosova është parajsë në respektimin e të drejtave të njeriut, por në realitet, mes asaj çka shkruajnë letrat dhe asaj që bazohet në praktik, ekziston një dallim shumë i madh, një hendikep i madh, që e bën Kosovën një vend ku drejtat e njeriut shkelen në masë të madhe.

Ky është vlerësimi që e jep Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirisë dhe Drejtave të Njeriut në Kosovë (KMLDNJ), për liritë dhe të drejtat e njeriut në vend.

Sipas tij, kategorisë që më së shumti i shkelen të drejtat në vend, mbeten personat me aftësi të kufizuara, e cila numëron deri në 150 mijë persona, afërsisht 10 për qind të popullatës së Kosovës.


Atyre u mungon qasje në punësim, në shkollim, në shërbime publike, në shëndetësi dhe pothuajse në çdo aspekt të jetës jetojnë gati krejtësisht të izoluar nga shoqëria, tregon Shala, raporton Zëri.

Shkelja e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë tek personat me aftësi të kufizuar, është kritikuar edhe në raportin e fundit për liberalizimin e vizave, nga Komisioni Evropian, publikuar disa ditë më parë.

“Mekanizmi kryesor që shkel të drejtat e njeriut është vet Qeveria e vendit”, thotë Behxhet Shala. “Kjo Qeveri e cila ka një buxhet shumë të vogël, nuk heq dorë nga luksi. Luksin e zyrtarëve të Kosovës, nuk e bënë asnjë vend në rajon. Kësaj Qeverie i mungon solidariteti dhe ndjesinë për njerëzit në nevojë”.

Duke folur për personat me aftësi të kufizuara, Shala thotë se kësaj kategoria u mungojnë gjërat edhe më elementare, që është liria e lëvizjes.

Kategoritë tjera që shteti i kanë lënë krejtësisht jashtë dore, Shala përmend pensionistët, pensionet e të cilëve ngjasojnë në ndihma të vogla sociale, thotë ai. /Telegrafi/