LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndalon ahengjet familjare, lejon të punojnë fitneset

Qeveria ndalon ahengjet familjare, lejon të punojnë fitneset
-->

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja për parandalimin e COVID-19. Përmes këtyre masave Qeveria ka ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave në vende publike.

Po ashtu ka ndaluar ahengjet familjare, si dhe veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj, transmeton Telegrafi.

Qeveria miraton masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Qeveria miraton masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19

Ndërsa, Qeveria ka lejuar të punojnë fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Këto janë masat për këto kategori:

– Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe etj.
– Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.
– Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj.
– Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
– Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar. /Telegrafi/