LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Qeveria miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet BE-së dhe Kosovës
Foto: Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën.

Marrëveshja e huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën është e nënshkruar më 30 korrik 2020.

Projektligji do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa më pas do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Republikën e Kosovës në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huas.

Në njoftimin për media thuhet se kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti. /Telegrafi/