Qeveria e ka kushtëzuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Marrëveshja për kodin telefonik, ajo për energjinë dhe heqja e barrikadës mbi lumin Ibër, i janë vënë kushte shtetit fqinjë, në mënyrë që të fillojë procedurat për themelimin e asociacionit.
Për këtë kushtëzim është njoftuar edhe BE, me anët të një raporti që qeveria i ka dërguar Brukselit më 16 qershor. /Gazeta Tribuna/