Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se numri në rritje i të infektuarve me coronavirus dhe i të vdekurve ka nxitur MSH-në që në zbatim të programit qeverisës të përgatis planin e veprimit për testime të COVID-19 do të merrte në konsideratë edhe strategji të reja të reja bazuar në rekomandimet e OBSH-së, raporton Telegrafi.
Ai tha pas analizave të gjithanshme, Grupi profesional i MSH-së u përcaktua për një objektiv kryesor në plan të veprimit e që është rritja e mbulueshmërisë së popullatës për testime për COVID-19 dhe tri objektiva specifike të cilat përmbajnë aktivitete, realizimi i së cilave synon arritjen e objektives kryesore.
Ministri Zemaj tha se me këtë plan veprimi pritet që me rritjen e mbulueshmërisë së testimeve të qytetarëve do të arrihet të krijohet një pasqyrë më reale e shpërndarjes së infeksionit. /Telegrafi/