Qeveria holandeze ka vendosur që të dërgojë një ndihmë humanitare emergjente mjekësore për Maqedoninë, me vlerë prej 500.000 euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministresha për zhvillim e Holandës, Lilianne Ploumen ka deklaruar se ‘Shkatërrimi është aq i madh në disa zona sa që tani ka mungesë furnizimesh mjekësore. Është me rëndësi të dërgohen këto pajisje, sa më shpejtë që mundet, për të parandaluar përkeqësimin e mëtutjeshëm të situatës.’
Mbështetja holandeze pritet që të arrijë në Maqedoni këtë të premte. Ndihmat vijnë në kuadër të mekanizmit të BE-së për asistencë për rastet e fatkeqësive të ndryshme natyrore./Telegrafi/