LAJMI I FUNDIT:

Qeveria gjermane miraton projektin e përkrahjes ndaj Lufthansas

Qeveria gjermane miraton projektin e përkrahjes ndaj Lufthansas

Gjermania ka miratuar një paketë ndihme prej 9.8 miliardë dollarësh amerikanë për kompaninë ajrore Lufthansa.

Kjo ndihmë vjen për përballimin e turbullirave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me 100 mijë vende pune dhe do të ruajë pozicionin e përparuar të Gjermanisë në tregun botëror të aviacionit civil.

Gjermania po bisedon me komisionin ekzekutiv të BE-së për kushtet e mundshme, përfshirë mospagimin e dividentit dhe kufizimet për pagesat e manaxhimit. /Telegrafi/