LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e zhgënjyer me BE-në, opozita me qeverinë

Qeveria e zhgënjyer me BE-në, opozita me qeverinë

Qeveria e Kosovës vazhdon të shprehet tejet e zhgënjyer me vendimin e Brukselit për shtyrjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim (MSA).

Ndërkohë, opozita shpreh zhgënjimin me punën e qeverisë në fushën e integrimeve.

Ndërlidhja e procesit të integrimit evropian me dialogun Kosovë-Serbi, nga qeveria shihet si mjaft i dëmshëm për procesin integrues të Kosovës.


Ministirja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, tha të premten se ndërlidhja e procesit të integrimeve me rezultatet e bisedimeve ka ndikuar që të ketë vonesa në këtë drejtim, për çka ajo u shpreh tejet e zhgënjyer.

Ministrja Vlora Çitaku vlerësoi po ashtu se për shkak të mospajtimeve në Bruksel, Kosova ka mbetur prapa në proceset integruese, përderisa ritheksoi gatishmërinë e qeverisë për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës i tha “Radios Evropa e Lirë” se me këtë ritëm dhe trend të punës së qeverisë, Kosova mund të ketë mjaftë sfiduese që të sigurojë caktimin e datës për nisjen e negociatave me BE-në edhe gjatë verës së vitit 2013.

“Po aq sa Qeveria e Kosovës është e zhgënjyer me Brukselin, po aq ne si opozitë dhe populli i Kosovës jemi të zhgënjyer me qeverinë”, thekson Haziri.

Përkundër faktit që Bashkimi Evropian nuk ka caktuar datën për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që t’i përmbushë kriteret e përcaktuara nga Brukseli për këtë fazë deri në fund të muajit janar.

Brukseli i ka ndarë këto kritere ne afatshkurta dhe afatgjata.

Sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, trashëgimia kulturore dhe tregtia, bëjnë pjesë në kriteret kryesore në të cilat Kosova duhet të shënojë përparime muajt e ardhshëm, përfshi edhe miratimin e infrastrukturës ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori