LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë publikoi protokolle shtesë për çerdhet dhe ngjarjet kulturore

Qeveria e Maqedonisë publikoi protokolle shtesë për çerdhet dhe ngjarjet kulturore
Foto: Arkiv

Në ueb-faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u publikuan Ndryshimet dhe plotësimet të pjesë së përgjithshme të Protokollit për mënyrën dhe kushtet e organizimit të ngjarjeve (si Shtojca nr.33), i cili ka të bëjë me punën e rregullt, si dhe me manifestimet e jashtëzakonshme të cilat i organizojnë dhe i realizojnë kinematë, teatrot, shfaqet e baletit, shfaqet e operës, projeksionet e filmit, koncertet, projektet multimediale, festivalet dhe manifestimet nga veprimtaria e kulturës.

Sipas Protokollit dhe ndryshimeve dhe plotësimeve, gjatë mbajtjes së këtyre ngjarjeve, është e detyrueshme mbajtja e pajisjes për mbrojtje personale nga të gjithë vizitorët dhe anëtarët e ekipeve të angazhuara për organizim, ruajtja e distancës fizike e publikut në ngjarje me vende të shënuara për ulje, me distancë prej 1,5 – 2 metra dhe nuk lejohet qëndrimi në këmbë dhe grupimi i vizitorëve nga publiku.


Sipas njoftimit qeveritar për shtyp, ruajtja e detyrueshme e distancës fizike prej dy metra vlen edhe për të gjithë anëtarët e ekipeve përgjegjëse për organizim. Sipas rekomandimeve, është i kufizuar kapaciteti i vizitorëve edhe atë; ngjarjet në ambient të hapur të organizohen me 50% nga kapaciteti i ambientit, ku do të mbahet ngjarja dhe numër të kufizuar të vizitorëve më së shumti deri në 1.000 vizitorë, ndërsa ngjarjet në ambient të mbyllur të organizohen me 30% nga kapaciteti i vendit ku mbahet ngjarja dhe numër të kufizuar të vizitorëve në më së shumti deri në 1.000 vizitorë.

Për të gjitha çështjet tjera, për organizatorët dhe publikun, vlejnë tani më rekomandimet e përcaktuara në Protokollin për mënyrën dhe kushtet e organizimit të ngjarjeve.

Është e rëndësishme të theksohet se me këtë protokoll dhe me ndryshimet dhe plotësimet nuk janë përfshirë ahengjet private.

Në ueb faqen e Qeverisë, si Shtojcë nr.9, është publikuar edhe Protokolli për aktivitete në institucionet për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe ndryshimet sipas të cilave parashihet që grupet e edukimit për fëmijë deri në moshën 2 vjeçare të kenë më së shumti nga 12 fëmijë (në vend të numrit të deritanishëm 6 fëmijë) dhe dy të punësuar në ndërrim.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori